XEGA SPIRO
✤ (1883-1953). Piktor i periudhës së Rilindjes dhe të Pavarësisë. Fëmininë e kaloi në Opar të Korçës. Emigroi në Turqi ku mori mësimet e para për pikturë te një ikonograf dhe u lidh me patriotë të kohës. Pas kthimit në Atdhe ka krijuar disa tablo, portrete, vizatime dhe peizazhe, kryesisht me motive patriotike. Veprat më të rëndësishme janë:


«Skënderbeu» (1913),


«Çeta e Shahin Matrakut»

«Marko Boçari me trimat e tjerë shqiptarë në luftën e Mesolongjit»,

Prej tij ruhen mbi 10 tablo me figurën e Skënderbeut, disa prej tyre të fillimit të 1900. Megjithëse piktor autodidakt, Spiro Xega shquhet për vizatimin e hollësishëm të detajeve. Përgjithësisht tablotë e tij përshkohen nga fryma romantike. Ato luajnë rol për forcimin e ndjenjave patriotike dhe të krenarisë kombëtare. Veprat më të mira të Spiro Xegës ruhen në galeritë e arteve në Tiranë dhe Korçë, në Muzeun «Giergj Kastrioti Skënderbeu» në Krujë dhe në familjen e piktorit.

Autori:
(Ferid Hudhri)

Spiro Xega (1876-1953), një nga figurat më të hershme të pikturës shqiptare, u lind në Opar në rajonin e Korçës, në Shqipërinë juglindore. Vitet e para i kaloi në Turqi ku dhe mësoi të vizatonte dhe të pikturonte, ndonëse si autodidakt. Kur u kthye në Shqipëri, u bë anëtar i çetës së Çerçiz Topullit dhe më vonë punoi si tregtar lëndësh djegëse dhe kripe në Korçë. Pikturat e tij të hershme, shumica me temë kombëtare, datojnë që para Luftës së Parë Botërore. Kujtohet veçanërisht për Çetën e Shahin Matrakut, 1930; dhe pikturën e Skënderbeut të hipur në kalë, 1931.

Autori:
(Robert Elsie)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Xega Spiro

[cite]