XEHERORËT E BAKRIT
✤ Agregate minerale natyrore që përmbajnë bakër në sasi me vlerë ekonomike. Nga më shumë se 170 minerale të njohura që përmbajnë bakër, 10-15 kanë rëndësi industriale, e veçanërisht sulfuret e bakrit: kalkopiriti (CuFeS2), borniti (CuFeS^) dhe kalkozina (Cu2S). Ndër oksidet rëndësi ka kupriti (Cu20). Rrallë bakri takohet edhe në formë të lindur. Vendburimet e bakrit janë me origjinë hidrotermale, magmatike e sedimentare.
X. e B. në Shqipëri janë mjaft të përhapur në Zonën e Mirditës (sidomos në rrethet e Mirditës, Pukës, Kukësit, Shkodrës, Lezhës, Korçës). Vendburimet e zbuluara janë të tipit hidrotermal, gjenden kryesisht në shkëmbinjtë magmatikë efuzivë e intruzive bazikë dhe mesataro-acidë, si dhe në shkëmbinjtë e formacionit efuziva-sedimentar (shih). Sipas llojit të shkëmbinjve në të eilët gjenden, ndryshon edhe përbërja mineralogjike e X. të B. Në shkëmbinjtë efuzivë bazikë e mesataro-acidë (diabaze, spilite, keratofire kuarcore) në Spaç, Munellë, Qafë Bari etj. takohen pirit masiv, kalkopirit dhe më pak bornit, sfalerit, magnetit, hematit. Në shkëmbinjtë intruzivë bazikë e mesataro-acidë (gabro, gabro-norite, gabro-diabaze etj.) në Kurbnesh, Tuç, Thirrë etj. takohen kalkopirit, pirit, kalkozinë, pirotinë dhe më pak arsenopirit, kuarc, klorit, epidot. Në shkëmbinjtë e formacionit efuzivo-sedimentar (diabaze, spilite, rreshpe deltinore-silicore etj.) në Gjegjan, Rubik, Palaj, Porav etj. minerale kryesore janë piriti, kalkopiriti, borniti, sfaleriti e më pak magnetiti, hematiti etj. X. e B. të pasur kanë mesatarisht 2.5-3% bakër, ndërsa ata të varfër, që pasurohen dhe që përbëjnë sot 70% të X. të B. që nxirren në vend kanë 1.1-1,5% bakër.
Si elementë bashkëshoqërues të X. të B. me origjinë të ndryshme janë kobalti, seleni, teluri etj. Mbi bazën e X. të B. është ngritur Ind. e bakrit (shih), e cila më 1984 nxori mbi 1 milionë tonë X. të B.
(F. Ba.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xeherorët E Bakrit