XEHERORËT E HEKUR-NIKELIT
✤ Agregate minerale, që përmbajnë hekur dhe nikel si dhe
kobalt, në sasi me vlerë ekonomike. Më të njohur janë ato që përbëhen nga minerale okside e hidrokside të hekurit, si hematiti (Fe203), limoniti (FeoO,. .3H,0), gëtiti (Fe203. 3H20), hidrohematiti, hidrogetiti etj.
Këtë natyrë kanë edhe X. e H. N. të Shqipërisë, që janë të përhapur në krahinën e Kukësit, ndërmjet Librazhdit e Pogradecit dhe pranë Bilishtit.
Ata veç hekurit (42-44%) përmbajnë edhe nikel (0,9-1%) e kobalt (0,06)% si dhe minerale shoqëruese të aluminit (5-7%), kromit (3,8-4,2%) etj. Kanë ngjyrë të murrme në të kuqe, paraqiten në masa si dheu , herë të shkrifëta e herë të ngjeshura, ose në trajtë agregatesh copëzore e kokrrizore me shkallë të ndryshme çimentimi.
X. e H. N. që janë formuar gjatë kretakut e pjesërisht gjatë paleogjenit kanë prejardhje iateritike, janë formuar nga tjetërimi i shkëmbinjve mëmë ultrabazikë dhe grumbullimi i lateriteve të pasura me hekur, nikel e ko’balt, pranë këtyre shkëmbinjve e në raste të veçanta larg tyre. Prandaj edhe vendburimet e X. të H. N. mund të jenë të vendit, të depozituara në një farë largësie ose sedimentare. Në krahinën e Kukësit këta xeherorë janë të mbuluar nga gëlqerorë të kretakut të poshtëm, ndërmjet Librazhdit e Pogradeeit janë mbuluar nga gëlqerorë të kretakut të sipërm, ndërsa pranë Bilislitit janë mhuluar nga molasa eocenike. Mbi bazën e këtyre është ngritur Ind. e hekur-nikelit (shih), e cila më 1984 nxori mbi 1 milionë tonë X. të H. N.
(E.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xeherorët E Hekur-Nikelit