XEHERORËT E KROMIT
✤ (Kromspinelidet). Agregate minerale natyrore, që përmbajnë krc-m në sasi me vlera ekonomike. Në natyrë njihen më tepër se 40 minerale të kromit, por rëndësi praktike kanë magnokromiti (Mg,Fe) Cr20,, krompikotiti (MgFe) (Cr,Al):>0/. dhe alumokromiti (Fe, Mg) Al)2 që përmbajnë veç kromspinelideve edhe silikate si olivinë, serpentinë etj.
Në natyrë X. e K. formojnë masa kokrrizore kristalike, me ngjyrë të zezë, shkëlqim metalik, fortësi 5.5-7.5 dhe dendësi 4.0-4.8, me forma të rrumbullakta e shpeshherë të çrregullta, me teksturë masive, me pikëzime (nga të dendura deri në të rralla), herë-herë edhe me teksturë brezore, njollore, nyjëzore etj. Ata përmbajnë deri në 60.6% Cr2Oq; si dhe okside alumini, hekuri, niagneziumi, siliciumi dhe më pak okside titani, mangani, nikeli, vanadiumi etj.
X. e K. në Shqipëri lidhen tërësisht me masivët e shkëmbinjve ultrabazikë, nga të cilët me perspektivë më të madhe krommbajtëse janë masivi i Bulqizës, masivi i Kukësit, ai i Tropojës, i Shebenikut etj. Në këta shkëmbinj, në dunite, në kontaktin e tyre me peridotitet (harcburgitet) e sidomos në ndërthurjet dunite-harcburgite trupat e X. të K. kanë forma të shumëllojshme: deje të rrudhosura, thjerrëza, fole e veçime etj. që janë formuar gjatë kristalizimit të magmës ultrabazike. X. e K. të pasur përmbajnë deri në 38-46% oksid kromi, mesatarisht 42-44%.
X. e K. kokërr, sipas cilësisë përkatëse. përmbajnë 30-40% oksid kromi e 10-12% oksid hekuri. X. e K. pluhur përmbajnë 38-40% oksid kromi, X. e K. aluminor (alumokromit) kanë 18-22% oksid kromi. X. e K. të varfër pasurohen duke përftuar koncentrat kromi.
Në prodhimin e X. të K. (960.000 tonë më 1984) Shqipëria zë vendin e tretë në botë dhe të parin për frymë të popullsisë. Mbi bazën e këtyre xeherorëve është ngritur Ind. e kromit (shih).
(S. D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xeherorët E Kromit