XEHERORËT E MANGANIT
✤ Agregate minerale natyrore, që përmbajnë mangan në sasi me vlerë ekonomike. Xeherorët kryesorë janë piroluziti (MnO)2 manganiti (Mn203H.,0), psilomelani (3MnO, Mn02, H20), rodokroziti (MnCO^). Në Shqipëri takohen X. të M. në Zonën e Mirditës midis rreshpeve triasike, në formacionin efuzivo-sedimentar, në gëlqerorët e kretakut etj, ku përfaqësohen nga okside dhe hidrokside të mansanit në trajta masive, me ngjyrë të zezë që janë të shoqëruara shpesh nga stralli. Në pjesën qendrore të Zonës së Mirditës takohen edhe konkrecione rodokroziti me ngjyrë të përhime në rozë.
(A. Gr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xeherorët E Manganit
[cite]