XHAFZOXAJ
✤ Qendër e banuar punëtorësh të bujqësisë në rrethin e Durrësit (L), 3 km në P të Shijakut, pranë rrugës Durrës-Tiranë. Filloi të ngrihej më 1922 si qendër e një ferme shtetërore për mbarështimin e kuajve dhe të demave të raeës. Punëtorët u lidhën me Luftën ANÇ dhe morën pjesë në të, drejtori Medar Shtylla (shih) u bë figurë e njohur e Luftës ANÇ në qarkun e Durrësit. Në shtator 1943 partizanët e grupit të Pezës dhe punëtorët e fermës bënë aksionin për marrjen e kafshëve dhe dërgimin e tyre në Pezë. U çlirua më 14.11.1944. Pas Çlirimit Xh. u bë sektor i NB «8 Nëntoris të Sukthit. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, të bimëve foragjere dhe sidomos mbarështimin e lopëve të lacës Laramane të Zezë. Më 1983 u ngrit stacioni zooteknik dhe një kompleks i madh modern për mbarështimin dhe përhapjen e derrave të racës. Xh. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, sallë kino-teatri, qendër shëndetësore, njësi tregtare dhe shërbimesh komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xhafzoxaj
[cite]