XHAMIA E TIRANËS


XHAMIA E TIRANËS
✤ Ndodhet në qendër të kryeqytetit dhe njihet edhe me emrin xhamia e Haxhi Ethem beut. Sipas mbishkrimit mbi portalin e brendshëm, ka nisur të ndërtohet më 1794 dhe përfupdoi më 1823 me gjithë pikturat. Menjëherë pas ndërtimit fare pranë saj u ngrit edhe Kulla e Sahatit të qytetit. Xhamia me sallën e lutjes të mbuluar me kupolë plumbi dhe me portikun e hapur në formë L-je, të mbuluar me çati të drunjtë e tjegulla vendi, paraqet një rast të kristalizuar të traditës shqiptare në arkitekturën e xhamive. Xh. e T. është gjithashtu një dëshmi historike e zhvillimit ekonomik e shoqëror që e karakterizoi Tiranën gjatë shek. XVIII dhe pjesës së parë të shek. XIX. Shquhet për proporcionet e harmonizuara midis sallës së faltores, portikut dhe minaresë, për hajatin e gjerë, për minaren elegante, strehët e gjera të çatisë, gdhendjet e gurit dhe ngjyrat tradicionale të pikturave të brendisë dhe fasadave. Bukuritë e saj ndikuan për zhvillimet e mëtejshme të këtyre Uoj monumenteve, siç u dukën ato më pas në xhaminë e Kavajës e të Peqinit.

(Gj.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Xhamia E Tiranës


[cite]