XHANDARMËRIA
✤ Reparte nshtarake të veçanta në shtetin e vjetër shqiptar, që pëidoreshin për të mbrojtur rendin shtetëror dhe për të kryer disa detyra të policisë gjyqësore. Qysh me Shpalljen e Pavarësisë më 1912 u bënë përpjekje nga qeveria e I. Qemalit për krijimin e një xhandarmërie vendëse, që do të kishte si detyrë edhe mbrojtjen e vendit nga ushtritë shoviniste të sl^teteve fqinjë.
Konferenca e Ambasadorëve në Londër me vendimin e saj të 29.7.1913 vendosi që të krijohej Xh. shqiptare nën kontrollin e Komisionit Ndërkombëtar dhe nën drejtimin e oficerëve të huaj. Me ardhjen e princ V. Vidit në Shqipëri Xh. u vu në shërbim të qeverisë së tij.
Me rimëkëmbjen e shtetit shqiptar pas Luftës I Botërore u rikrijua edhe Xh. shqiptare.
Gjatë regjimit të A. Zogut Xh. luajti një rol thellësisht reaksionar dhe antipopullor. Ajo u krijua në maj 1925 nga bandat mercenare të kundërrevolucionit dhe ishte në vartësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në çdo prefekturë dhe nënprefekturë kishte një qarkkomandë, në çdo komunë nga një postëkomandë. Xh. kishte për detyrë të siguronte pagimin e taksave dhe të tatimeve ndaj shtetit dhe të detyrimeve të fshatarësisë ndaj çifligarëve, të ruante rendin në fuqi dhe të shtypte çdo lëvizje popullore dhe revolucionare.
(A.Lu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Xhandarmëria