XHELEPI
✤ Detyrim për bagëtitë e imëta që vihëj në trevat shqiptare në dobi të shtetit osman. Madhësia e Xh. ka ndryshuar kohë më kohë. Në shek. XVI merrej zakonisht një dele ose vlera e saj 20 akçe për çdo 300 dhen. Në shek. XVII-XVIII u rrit në masën një akçe për çdo dele si taksë e dhenve, 5 akçe në çdo 300 kokë si taksë për vathën dhe 20 akçe për çdo 100 kokë si shpenzime të tagrambledhësit. Gjatë Tanzimatit Xh. u vol në masën një ndër 50 krerë bagëti, kurse më 1868 u shlye në të holla: 2,5-5 groshë për kokë bagëtie.

Xh. ishte një taksë e rëndë për fshatarësinë, që bëhej ehhe më e padurueshme nga abuzimet e sipërmarrësve gjatë vjeljes. Fshatarësia e ka kundërshtuar shpesh pagimin e kësaj takse dhe ka bërë kryengritje. Xh. u trashëgua edhe në shtetin e pavarur shqiptar e mbeti deri më 1944.

(P.Th.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Xhelepi


[cite]