XIERI
✤ (Murriza) Fshat në rrethin e Matit (JP), në skajin J të vargmalit Skënderbe. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrst Ketë e Xibër-Hane. popullsia gjithsej 2738 ba~ norë. Pranë fshatit ruhet një kështjellë ilire, emri antik i së cilës mendohet të jetë Syber. Ngrihet në majën e malit të Darsit, huzë rrugës antike që lidhte Durrësin me krahinat e brendshme të vendit. Kështjella zë një sipërfaqe rreth 4 ha dhe është përforcuar me mure të fuqishme të tipit poligonal. Gërmimet e bëra më 1967 treguan se ka qenë banuar që nga shek. IV p.e.r. deri në kohën e vonë antike, Lulëzimin më të madh e pati në shek. IV-II p. e.r. Gjatë gërmimeve u zbuluan një cistemë uji, qeramikë e stoli të ndryshme, si dhe 90 copë monedha. Ndër gjetjet e rralla janë një terrakotë me figurën e Demetrës dhe një unazë me figurën e Erosit shigjetar. Shkëmbimi i dendur tregtar me Dyrrahun e Apoloninë dëshmohet nga gjetja e monedhave dhe e qeramikës se këtyre dy qyteteve. Në shek. XV fshati përmendet me trajtën Çipur. Në X. ndodhet Qafë-Murriza, ku kalonte rruga nga Durrësi e Tirana për në Mat e Dibër. Me emrin e X. njihet edbe krahina e vogël, që përfshinte veç 3 fshatrave të mësipërme edhe Shkallën.

Banorët ishin të njohur për gdhendjen e drurit e të gurit dhe për punimin e shajakut. Këshilli NÇ i X. u ngrit në shkurt 1944. U çlirua në korrik 1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1966. Më 1969 u përfshi në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor të ekonomisë blegtorinë dhe pemëtarinë. Është i njohur mjalti i X. Fshati ka shkollën 8-vjeçare, shtëpi kulture, spital, shtëpi-muze.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Xieri


[cite]