XHELO HALIM


XHELO HALIM
✤ (1894-1937). Atdhetar i shquar revolucionar, pjesëmarrës aktiv në lëvizjen kombëtare, demokratike e komuniste, përhapës i ideve demokratike dhe komuniste në Shqipëri.

Hero i Popullit. Rridhte nga një familje blegtorësh të varfër nga Tërbaçi i Vlorës.

Mësimet e para i mori në Vlorë, ndërsa studimet e mesme i bëri në Korfuz. Mori pjesë në çetën kryengritëse të Spiro Bellkamenit (1911). Pas shpalljes së Pavarësisë shërbeu si arsimtar në fshatrat e Vlorës dhe zhvilloi propagandë e veprimtari për mbrojtjen e tërësisë territoriale të shtetit shqiptar, dha ndihrnesën e vet në krijimin e shoqërive patriotike më 1919. H. Xh. u tregua aktiv sidomos në përgatitjen e luftës së Vlorës për çlirimin e vendit nga pushtimi italian. Për këtë epope shkroi nië vonë një varg artikujsh. Në vitet 1921-1924 H. Xh. zhvilloi një veprimtari të dendur, sidomos me anën e shtypit, për përhapjen e ideve demokratike dhe kryerjen e reformës agrare. Mori pjesë aktive në Revolucionin e Qershorit 1924; pas fitores së tij u rreshtua në krahun më radikal të lëvizjes dhe luftoi për reforma rrënjësore duke kritikuar pavendosmërinë e qeverisë demokratike borgjeze.

Pas dështimit të revolucionit u hodh në mërgim. Kreu studimet për shkencat politike shoqërore në Universitetin e Firences në vitet 1924-1927. Ndërkohë qe pjesëtar aktiv i Komttetit Nacional Revolucionar. Gjatë viteve’ të mërgimit II. Xh. kaloi nga pozitat e demokratit revolucionar në ato komuniste dhe përvetësoi idetë marksiste-leniniste. Në vitin 1928 u caktua redaktor politik i gazetës Liria Kombëtare (shih) detyrë që e mbajti deri në fund. Në artikujt e shumtë që botoi demaskoi me forcë regjimin zogist, imperializmin fashist e shovinizmin. Në mërgim jetoi dhe zhvilloi veprimtari në disa vende: Francë, Zvicër, Belgjikë, Greqi, Austri, Gjermani e në fund të jetës në Bashkimin Sovjetik. Ishte anëtar i Partisë Komuniste zvicerane.

Xh. kishte lidhje të ngushtë me seksionin ballkanik të Kominternit, me Gjergj Dimitrovin dhe u përpoq të zbatonte porositë e tyre për luftën revolucionare në Shqipëri. Në vitin 1932 u fut ilegalisht në atdhe për pak kohë për të marrë kontakte me lëvizjen revolucionare, dhe për ta ndihmuar atë. Në kushtet e rritjes së rrezikut fashist kundër Shqipërisë H. Xh. e të tjerë bënë përpjekje në radhët e të mërguarve për krijimin e frontit popullor për luftën kundër fashizmit. Në kulmin e veprimtarisë së tij u sëmur rëndë dhe vdiq në Moskë ku shkoi për t’u mjekuar.

(V.-K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Xhelo Halim


[cite]