XHINDOLI AJET


XHINDOLI AJET
✤ (1922-1943). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Sukë të Roskovecit. Në gjimnazin e Shkodrës u bë anëtar i GK të Shkodrës. U shqua si agjitator e propagandist i talentuar x ideve komuniste. Moi’i pjesë në shumë aksione kundër pushtuesve e tradhtarëve. Anëtar i PKSH më 1942, u zgjodh sekretar politik i Komitetit qarkor të RKSH për Beratin. Me formimin e batalionit të rinisë «Margarita Tutulani» (1943) u caktua komisar i tij. U plagos rëndë në përleshje trup më trup me nazistët gjermanë në Tendën e Qypit (Skrapar), qëndroi heroikisht në tortura gjersa vdiq, më 23.12.1943.

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Xhindoli Ajet


[cite]