YILI I MËNGJESIT
✤ («The Morning Star», (1917). Revistë e përdyjavshme politike e ‘kulturore.
U botua shqip e pjesërisht frëngjisht e anglisht në Boston Mass (SHBA), nën drejtimin e Parashqevi Qiriazit. Numri i parë doli më 15.1.1917, vijoi deri më 1920. Luftoi për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar, ngriti lart traditat e të kaluarës, goditi ashpër masakrat që bënin në Shqipëri ushtritë e vendeve ndërluftuese gjatë Luftës I Botërore. Trajtoi mjaft probleme të arsimit kombëtar. Me artikujt anglisht u përpoq t’i bënte të njohura opinionit përparimtar botëror padrejtësitë që i ishin bërë Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha e qeveritë e shteteve fqinj. (Z.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Yili I Mëngjesit
[cite]