YLLI PARTIZAN


YLLI PARTIZAN
✤ Shenjë dalluese për partizanët e Ushtrisë NÇ, që vendosej në kapelë sipas vendimit të Konferencës së Pezës. Y. P. është i kuq dhe ka pesë cepa. Simbolizon frymën luftarake revolueionare të Luftës ANÇ dhe bashkimin internaeionalist të punonjësve shqiptarë me punonjësit e të pesë kontinenteve, në luftë kundër shtypjes e shfrytëzimit kombëtar e shoqëror. Asambleja Kushtetuese në janar 1946 vendosi që ylli të vihej në Flamurin Kombëtar mbi shqiponjën dykrenare. Ylli i kuq mbahet në kapelë nga çdo ushtarak i Forcave të Armatosura të RPSSH. Presidiumi i Kuvendit Popullor jep dekoratat: «Urdhri i Yllit Partizan» dhe «Urdhri i Yllit të Kuq».

Emërtimin «Ylli i kuq» e mbajnë ndërmarrje, kooperativa, shkolla, shoqëri sportive etj. (Dh.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ylli Partizan


[cite]