YPI ABDYL
✤ (1878-1920). Figurë politike e Lëvizjes Kombëtare që veproi në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek XX. Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke dhe pas fitores së saj në korrik 1908 u bë kryetar i klubit shqiptar të Stambollit. Deri në prag të Shpalljes së Pavarësisë ishte një nga përfaqësuesit e krahut të moderuar të Lëvizjes Kombëtare, që kërkonte reforma të kufizuara në kuadrin e regjimit xhonturk.
Pas Luftës I Botërore A. Y. ishte kundërshtar i orientimit politik proitalian të qeverisë së Durrësit të formuar në dhjetor 1918, propagandoi rrëzimin e kësaj qeverie dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës. Veproi aktivisht në këtë drejtim dhe prandaj në gusht 1919 u shkarkua nga posti i prefektit. Në prag të hapjes së Kongresit të Lushnjës, qeveritarët e Durrësit për të krijuar në vend një atmosferë frike e terrori, që të dështonte mbledhja e këtij Kongresi organizuan vrasjen e A. Y. me atentat.
(M. Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ypi Abdyl
[cite]