YNDYRNAT USHQIMORE SHTAZORE


YNDYRNAT USHQIMORE SHTAZORE
✤ Lëndë të yndyrta që përftohen nga shkrirja dhe përpunimi i yndyrës së bagëtive të trasha dhe të imta. Çërbëhen nga përzierje esteresh të acideve yndyrore me glicerinë. Në temp. e mjedisit janë në gjendje të ngurtë ose gjysmë të ngurtë, në varësi të acideve yndyrore që përmbajnë, nuk treten në ujë, por treten me lehtësi në tretësa organikë, kanë fuqi kalorifike 9.3 kkal/kg. Ndahen në Y. U. Sh. të thashme, gjysmë të thashme dhe të pathashme.

Më i njohur dhe më i përdorur në vend, pas gjalpit, është dhjami i derrit, që përpunohet nga ind. e yndymave (shih) sidomos në Kombinatin e përpunimit të mishit e të qumështit në Tiranë. Përpunohen edhe Y. U. Sh. të tjera nga gjedhët e dhentë.

(D. Ha)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Yndyrnat Ushqimore Shtazore


[cite]