ZËRI I POPULLIT


ZËRI I POPULLIT
✤ (1942). Gazetë e përditshme, organ i KQ të PPSH. Numri i parë doli në Tiranë ilegalisht gjatë Luftës ANÇ më 25 gusht 1942 me vendim të KQ të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Themelues dhe drejtues ishte sh. Enver Hoxha. Dita e daljes së numrit të parë të «Z. të P.» është shpallur Dita e shtypit popullor.

(L.Z.—H.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zëri I Popullit


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "ZËRI I POPULLIT" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/z%c3%abri-i-popullit