ZADRIMA
✤ (Fusha e Tejdrinit). Fushë në Ultësirën Bregdetare, pjesë e fushës së Nënshkodrës, në rrethin e Lezhës. Shtrihet midis Drinit të Lezhës (shtrati i vjetër) në P dhe malit të Hajmelit dhe atij të Velës në L. Është një fushë e sheshtë dhe shumë e ulët (20-25 m mbi det), pjesa më e madhe e së cilës para Çlirimit ishte e kënetëzuar. Midis saj ngrihen ltodra të ulëta flishore me lartësi 80-100 m. Klima është e butë (mesdhetare-fushore). Temp. mesatare vjetore luhatet nga 15.7° (Lezhë) në 16,6°C (Vau i Dejës), sasia vjetore e reshjeve është mbi 1640 mm. Gjatë dimrit fryn murlani që shkakton ngrica, shpesh të forta.

Përshkohet nga lumi Gjadër (shih), një nga lumenjtë më të vërshueshëm të Shqipërisë, që gërryen shumë në rrjedhjen e sipërme malore e depoziton sasi të mëdha materialesh të ngurta në rrjedhjen e ulët fushore. Para Çlirimit ai si dhe Drini përmbyste vazhdimisht fushën duke e kthyer në këneta e mopale. Shtretërit e poshtëm të tyre sot janë kthyer në kanale kulluese (për periudhën e dimrit) dhe ujitëse (për periudhën e verës). Fusha e Z. u bonifikua dhe u vu nën ujë krejtësisht. Sot ajo është një nga fushat më të begatshme të Shqipërisë, ku mbillen drithra, duhan e bimë të tjera që japin prodhime të larta.

Qendrat kryesore të Z. janë: Gjadri, Dajçi, Pistuli, Shkjezi, Mjeda, etj. Në rrëzën e kodrave L gjenden fshatrat Hajmal, Troshan, Kallmet etj. Gjatë viteve të pushtetit popullor ka ndrysliuar rrënjësisht edhe niveli material e kulturor dhe mënyra e jeteses së zadrimorëve. (Me.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zadrima


[cite]