ZAGORIA
✤ (Tejmali). Zonë gjeografike dhe etnografike në rrethin e Gjirokastrës. Kufizohet nga Mali i Dhëmbelit në L dhe i Lunxhërisë në P. Është e ndërtuar nga flishi paleogjenik që formon një sinklinal dytësor në trajtë lugine në brezin antiklinal të Beratit. Lugina ka fund të ngushtë dhe shpate të pjerrëta. Përmes saj rrjedh 1. i Zagorisë (degë e Vjosës) me gjatësi rreth 27 km dhe sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 171 km2. Gjatë shtratit të lumit vërehen vende-vënde 2-3 nivele tarracash gërryese-grumbulluese. Në krahun e djathtë, dalin një sërë burimesh karstike. Mbulesa pyjore është e rrallë. Ndërmjei fshatrave Nderan e Topovë (në të ‘-majtë të luginës) rritet arra dhe lajthia në gjendje natyrore. 9 fshatra të vendosura në të dy anët e luginës deri në lartësinë 800 m, përbëjnë fshatin e bashkuar Nivan (shih). Z. para Çlirimit ka qenë një nga zonat më të prapambetura të rrethit të Gjirokastrës. Kurbeti përbënte një nga plagët më të rënda. Vendbanimet ishin me shtëpi të grumbulluara. Marrëdhëniet shoqërore rreguiloheshin sipas Kanunit të Papa Zhulit. Burrat visheshin me fustanellë e më vonë me poture, ndërsa gratë gunën dhe fustanin e leshtë i zëvendësuan me fustanin e gjatë me pala. Pas Çlirimit në Zagori janë bërë ndryshime rrënjësore. Tarracimet, ripyllëzimet, ndërtimi i kanaleve dhe i veprave të tjera ujitëse kanë bërë që rendimentet e prodhimeve bujqësore të vijnë gjithmonë duke u rritur.
(F.Kr.—Rr.Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zagoria
[cite]