ZAIMI YLLI
✤ (1954-1975). I ri revolucionar, shembull vetëmohimi për mbrojtjen e pasurisë socialiste, Hero i Punës Socialiste. Lindi në fshatin Alipostivan të rrethit të Përmetit. Punoi me disiplinë e ndërgjegje të lartë në brigadën e arave të kooperativës bujqësore, mori pjesë në aksionin e ndërtimit të hekurudhës Elbasan-Përrenjas (1971) ku u shpall «Sulmues»; kreu shërbimin ushtarak si kufitar trim e vigjilent. Ra heroikisht në krye të detyrës duke luftuar me ujërat që kishin vërshuar dhe po mbytnin kopenë e dhive të kooperativës, më 19.11.1975. Akti heroik i Y. Z. u vlerësua lart në letërkëmbimin e shokut Enver Hoxha me prindërit e tij dhe u bë shembull frymëzimi për gjithë rininë.
(M.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zaimi Ylli
[cite]