ZAJSI
✤ Fshat në rrethin e Mirditës, në J të Kurbaeshit, në të dy anët e lumit të Urakës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Kthellë e Epërme, Kurbnesh, Mërkurth e Kumbull, popullsia gjithsej 3903 banorë. Është fshat i vjetër, përmendet që në shek. XV. U çlirua në shtator 1944. Koop. bujqësore ka drejtixn kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e pemëve frutore. Në blegtori rriten të imëtat. Z. ka shkollë 8-vjeçare, njësi të shërbirnit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zajsi
[cite]