ZANI I SHKODRËS


ZANI I SHKODRËS
✤ (1915). Gazetë politike e shoqërore, në gjuhën shqipe, pjesërisht edhe serhisht e italisht. U botua në Shkodër katër herë në javë në kohën e pushtimit të dytë malazez, si vazhdim i gazetës «Besa shqyptare» (shih). Numri i parë doli me 29.7.1915 dhe u mbyll brenda vitit pas numrit 61. Përgjithësisht u shërbeu si zëdbënëse pushtuesve malazezë.

(Xh.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zani I Shkodrës


[cite]