ZANI I RI
✤ (1929). Gazetë e përjavshme politike e shoqërore. Numri i parë doli më 2.8.1920, vijoi 17 nr. deri në dhjetor 1920. Ishte organi i parë që u botua në Tiranë pas shpalljes si kryeqytet i Shqipërisë. E drejtonte Osman Myderrizi. Z. i R. propagandoi dhe mbrojti vendimet e Kongresit të Lushnjës (shih), pasqyroi veprimtarinë e Këshillit Kombëtar dhe të qeverisë së dalë nga ky kongres, luftën e popullit shqiptar për çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë; u shpreh kundër ndërhyrjes së shovinistëve jugosllavë; ngriti lart veprën patriotike të Avni Rustemit. Përkrahu çdo nismë për zhvillimin e ekonomisë, të arsimit e të ‘kulturës kombëtare.
(L.Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zani I Ri
[cite]