ZASKOCI RAMADAN
✤ (1880-1914). Figurë e dalluar e lëvizjes për çlirimin kombëtar. Mori pjesë aktive në aksionin kundër Mehmet Ali pashë Maxharit, duke vrarë telegrafistin e tij në Prizren, dhe në luftimet e Gjakovës (1878). Në nëntor 1879 dhe janar 1880 qe një nga udhëheqësit e forcave të
Lidhjes në luftimet për mbrojtjen e tokave shqiptare nga shovinistët malazezë. Mori pjesë në qëndresën kundër ushtrisë osmane në Shtimlje, Slivovë, Prizren (1881) dhe në organizimin e kryengritjes antiosmane në Lumë në vitet 1910 dhe 1912. Më 1912-1913 luftoi me armë në dorë kundër pushtuesve serbë, të cilët e vranë.
(Q. Ma.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zaskoci Ramadan
[cite]