ZAVALANI MENDUH


ZAVALANI MENDUH
✤ (Dume) (1883-1914). Veprimtar i lëvizjes për çlirimin kombëtar dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, komandant i njërës nga çetat kryengritëse të Shqipërisë së Jugut në vitet 1911-1912. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, Korçë, e të mesmen në Manastir; atje ra në koniakt me rrethet atdhetare shqiptare. Anëtar i Korrdtetit «Për lirinë e Shqipërisë» (shih) në Manastir dhe i qendrës drejtuese të «Shoqërisë së zezë për shpëtim» (shih). M. Z. zhvilloi një veprimtari të ndjeshme për forcimin e lëvizjes kombëtare dhe organizimin e kryengritjes së armatosur antiosmane në rrethet Korçë, Përmet e Kolonjë. Pas Shpalljes së Pavarësisë dha ndihmesën e tij për forcimin e saj dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të shtetit të ri shqiptar. U vra pabesisht në afërsi të Pogradecit nga bandat e Esat pashë Toptanit.

(F.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zavalani Menduh


[cite]