ZBEKTHI
✤ (Agalactia infectiosa). Sëmundje ngjitëse virale (Borrelomyoes agalaetiae) e dhenve dhe e dhive që shfaqet me pezmatim të gjirit, të syve e të kyçeve. Kafsha në fillim e ka gjirin të ngrohtë, i dhemb, qumështi pakësohet, më vonë ai bëhet si hirë ose si qelh. Disa herë pezmatimi i gjirit shoqërohet me artrit (pezmatim i kyçeve). Forma kronike shoqërohet me oftalmi (pezmatim i syve) të rëndë. Kafsha e prekur nga Z. mund ‘të dështojë.

Z. përhapet më tepër nga një kafshë tek tjetra nga duart e mjelësve dhe nga jashtëqitjet. Për luftimin e sëmundjes merren këto masa: izolimi i bagëtive të sëmura, ndalimi i kullotjes në vende ku kanë ndenjur bagëti të sëmura, dhe vaksinimi i përgjithshëm 1 dhenve e dhive.

(Al. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zbekthi


[cite]