ZAVALINA


ZAVALINA
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit (JL), në krahinën e Shpatit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Joronishti, Kamiçani, Nëzhani dhe Selta, popullsia gjithsej 2753 hanorë. Emri i vjetër i fshatit ishte Markarth. Z. është shquar në luftërat kundër pushtuesve të huaj. Në shtator 1911 çeta e shpatarakëve e udhëhequr nga Kodhel Dedja me aksion prishi portën turke në Xhyrë të Librazhdit. Shkolla shqipe u çel që më 1908′. Gjatë Luftës ANÇ në shkurt 1944 në Nezhan dhe Selitë është strehuar shoku Enver Hoxha rrte Shtahin e Përgjithshëm. Në fshat gjatë luftës ka pasur spital partizan. Këshilli NÇ u formua në pranverën 1943. Më 1966 u krijua koop. e bashkuar me qendër Zavalinën. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, misrit, duhanit dhe rritja e bagëtive të imëta. Z. ka shkollë të mesme bujqësore, vatër kulture, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zavalina


[cite]