ZEBA
✤ Mal në JP të rrethit të Kukësii me iartësi 1987 m. Shtrihet midis __ luginës së sipërme të Fanit të Vogël në VP dhe luginës së përroit Molla e Lurës në JP (dega e majtë e Drinit të Zi). Është i ndërtuar prej shkëmbinjsh efuzivë që mbulohen nga një pllakë gëlqerorësh të kretakut. Ka formë të përzgjatur në drejtim VL-JP me gjatësi 11 km e gjerësi 3-4 km. Kurrizi i Z. është mjaft i mprehtë në pjesën VL, kurse në pjesën JP është copëtuar nga gropat e hinkat karstike. Slipati VP dhe ai JL janë të rrëpirtë në pjesën e sipërme gëlqerore (mbi 1300-1400 m) kurse në shkëmbinjtë efuzivë të pjesës së poshtme janë relativisht më të butë. Bimësia përfaqësohet nga dushku (në 500-1000
m), a’nu (deri në 1100-1400 m) dhe pisha (mbi 1400-1500 m).
(T.Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zeba
[cite]