ZEJMENI
✤ Fshat në rrethin e Lezhës (J). Qendër e fshatit të bashkuar ku bëjnë pjesë edhe fshatrat Pllanë, Bërzanë, Gajush, Spiten, Prull, Shënkoll, Tale, Grykë Lumë e Rrilë. Ka gjurmë hanimi që në kohën e bronzit. Pas pushtimit osman zona u shkretua dhe u braktis nga popullsia. Filloi të banohej përsëri në shek. XVII-XVIII me popullsi të ardhur nga Mbishkodra e Mirdita. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, orizit, sojës dhe rritja e gjedhëve. e gjelave të detit. Z. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, pallat kulture, muze, qendër shëndetësore, një bazë mekanike të SMT, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zejmeni


[cite]