ZEKA HAXHI


ZEKA HAXHI
✤ (Haxhi Zejneli, 1832-1902). Udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare,

luftëtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane në Kosovë. Lindi më 20 dhjetor në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës prej nga u shpërngul me familjen në Pejë. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (shih) dhe një nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e Shqipërisëdhe mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së Dervish pashës.

Së bashku me Sulejman Vokshin, PI.Z. më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893, H. Z. me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër dhunës ekonomike e politike të sunduesve osmanë. Për veprimtarinë e tij atdhetare, më 1893 u thirr në Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri në vitin 1896.

Më 1896-1900 u vu në krye të luftës së popullit shqiptar për autonominë e Shqiperisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Udhëhoqi qëndresën e armatosur popullore që shpërtheu në Kosovë në vitin 1897 dhe themeloi cBesëlidhjen shqiptare» (1897). Në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Stambollit të kryesuar nga Sam: Frashëri dhe atdhetarët e tjerë brenda dhe jashtë atdheut, H.Z. organizoi më 23-29 janar 1SS9 Kuvendin e Pejës që themeloi Lidhjen Shqizrtare të Pejës (shih) dhe u zgjodh kryetar i Komitetit të saj. Në prill-maj 1899 mori masat për thirrjen e një Kuvendi tjetër të përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare mbajtja e të cilit u pengua nga Porta e Lartë. Pa marrë parasysh kundërshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fucjive të Mëdha e të qarqeve shoviniste fqinje, H. Z. i vazhdoi përpjekjet për forcimin e Lidhjes gjatë gjithë vitit 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atë.

Më 21.2.1902 H. Z. u vra në Pejë pabesisht nga një agjent i vënë nga qarqet shoviniste serbe, që patën edhe përkrahjen e autoriteteve osmane.

(K.Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zeka Haxhi


[cite]