ZENELI ASIM


ZENELI ASIM
✤ (1916-1943). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Progonat të

Kurveleshit. Student në Akademinë Ushtarake të këmbësorisë në Romë, protestoi kundër pushtimit fashist të Shqiperisë, organizoi një demonstratë antifashiste në shkollë dhe për këtë u arrestua (1939). U kthye në Atdhe nga fundi i v. 1941 dhe hyri në lidhje me komunistët në qarkun e Elbasanit. . Bëri një punë të madhe si propagandist i vijës së Partisë, veçanërisht në radhët e ushtrisë së vjetër shqiptare për dezertimin dhe shthurjen e radhëve të saj. Në radhët e UNÇSH hyri në prill 1943, u pranua anëtar i PKSH dhe u caktua komisar politik i çetës «Hajredin Tremishti». Ra heroikisht duke luftuar kundër forcave të shumta fashiste në grykën e Mezhgoranit, më 2.7.1943. Busti i A. Z. është vendosur në qytetin e Tepelenës. Emrin e tij e mbajnë koop. bujqësore, shkolla etj. (F.La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zeneli Asim


[cite]