ZENISHTI
✤ Fshat në rrethin e Matit, në L të qytetit të Burrelit. Qendër e fshatit të bashkuar që ‘ përfshin edhe fshatrat:
Burgajet, Burreli (fshat), Gjalishi, Lisi, Mallunxa, Shoshaj, Vinjalli, popullsia gjithsej 6880 banorë. Në Z. janë zhuluar varre të periudhës së vonë antike. Fshati përmendet për llojin e rrushit «gjalishi». Kolektivizimi i hujqësisë u bë në dhjetor 1955. Në Z. u ngrit koop. e parë bujqësore në Mat me emrin «Agimi». Më 1970 u formua koop. e bashkuar «8 Nëntori». Këtë koop. më 3.6.1960 e vizitoi sh. Enver Hoxha. Z. ka shkollë të mesme bujqësore, qendër shëndetësore, shtëpi kulture, shtëpi muze, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zenishti
[cite]