ZERQANI
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (J). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Valikardhë; iPejladhi, Godvi, Krajkë, Sopot, Strikçan, Sofraçan, Tërnovë, Smollik, popullsia gjithsej 7438 banorë. Është vendbanim i lashtë siç dëshmohet nga gjetjet arkeologjike në qytezën e Krajkës. Në shek. XIII dëshmohet me emrin Zirklani. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i hujqësisë u bë më 1957. Z. është qendër e koop. së hashkuar «3 gushti», formuar më 1974. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e rritjen e bagëtive të imëta. Z. ka shkollë të mesme hujqësore, shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, spital, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zerqani


[cite]