ZHAPOKIKA


ZHAPOKIKA
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (V), në bregun e djathtë të Luftinjës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Zhapokikë e Sipërme. Këshilli NÇ u ngrit më 1943 dhe po atë vit u çlirua. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi në prill 1957. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Pranë fshatit ka rezerva të pasura qymyrguri të tipit linjit. Pjesa më e madhe e banorëve sot janë punëtorë. Zh. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare dhe komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zhapokika


[cite]