ZHARRËZA


ZHARRËZA
✤ Fshat në rrethin e Fierit (L). në krahun e djathtë të rrugës Fier-Berat. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Belina, Drenija, Frashëri, Gjinoqara, Ruzhdija, Siqeca, Sheqishta, Verbasi, popullsia gjithsej 9585. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Koop. e bashkuar (1960) u kthye më 1974 në KTL. Mban emrin «Enver Hoxha». Në Kongresin V të PPSH delegati i saj bashkë me të Krutjes propozuan zvogëlimin e oborrit kooperativist. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe të pambukut, në pjesën kodrinore ka vreshta dhe ullishta. Më 1983 sektori i Frashërit mori 58 kv/ha grurë. Ujëmbledhësi i Zh. ujit 650 ha. Zh. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtie e shërbimesh komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zharrëza


[cite]