ZHEPOVA
✤ Fshat në rrethin e Përmetit (VP), në rrëzë të malit të Qarrishtës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Shelqi; popullsia gjithsej 1404 banorë. Zh. është qendër banimi e vjetër. Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XV. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Zh. është qendër e koop. së bashkuar «10 Korriku». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës. Zh. është e njohur për pjergullat. Ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze. qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zhepova


[cite]