ZHITOMI
✤ Fshat në rrethin e Beratit (JL), në rrugën Berat-Përmet. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Zhitom i Vigël, Gumen, popullsia gjithsej 1516. Zh. është qendër banimi e vjetër, ruhen ende sot gjurmë të ndërtimeve të dikurshme. Këshilli NÇ u ngrit në tetor 1943, u çlirua në korrik 1944. Kolektivizimi u bë më 1957. Zh. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1966. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, sidomos të misrit, dhe të lulediellit e frutave. Treva është e pasur me bimë mjekësore. Zh. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, shtëpi lindjeje, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zhitomi


[cite]