ZVËRNECI


ZVËRNECI
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (P), në J të lagunës së Nartës, buzë detit Adriatik. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Nartës (shih). Dëshmohet si vendbanim i lashtë i mijëvjeçarit I p.e.r., gjurmët e të cilit ruhen në kodrën e Treportit. Arriti lulëzimin në shek. III p.e.r. Gjatë mesjetës ishte qytet me rëndësi me emrin Spinarica (shih). Në ishullin e Manastirit ruhet kisha e Shën Mërisë, ndërtim i stilit bizantin i shek. XIV. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Nartës. Z. ka vatër kul’ture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zvërneci


[cite]