ZUMARJA
✤ Vegël frymore me gjuhëz të njëfishtë. Përbëhet nga tri pjesë: pipëza, trupi dhe briri. Trupi i Z. bëhet prej kocke të krahut të shapkës ose shqiponjës, prej kallami ose gypi tjetër; pipëza bëhet me kallama dhe briri (pjesa e fundit) nga briri i lopës. Në trupin e Z. hapen 4-6 vrima paralele (Z. homofonike), ndërsa në Z. diafonike në njërin gyp hapen 4-6 vrdma dhe në tjetrin një vrimë. Gypi i dytë shërben për të mbështetur melodinë me iso. Përftohen një shkallë përkatësisht penta, hekza dhe heptakordale, si dhe shkallë të tjera që i përkasin gjinisë tonale. Në Z. luhet duke i fryrë vazhdimishit, prandaj kërkohet një teknikë e veçantë. Tingulli i Z. është i fuqishëm, me timbër therës dhe pak hundor. Meloditë që luhen me Z. janë zakonisht të kufizuara, pSr shkak të diapazonit të vogël. Janë melodi këngësh e vallesh, si dhe improvizime të lira. Përdoret kryesisht në krahinat V si në Lezhë, Pukë, Shko’dër, Mirditë etj. Burimet historike dëshmojnë përdorimin e Z. që në shek. VII-VIII të e.r
(Pi.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zumarja
[cite]