ZVARRANIKËT


ZVARRANIKËT
✤ (Reptilia). Kafshë kërbishtore me trup të gjatë të pajisur zakonisht me katër gjymtyrë të shkurtra e të drejtuara anash, që u shërbejnë për t’u zhvendosur duke u zvarritur, ose dhe pa gjymtyrë, me trup të mbuluar me luspa, lëkurë të thatë e pa gjendra, me kafkë, që nyjohet në shtyllën e kurrizit me një të dalë (kondil) në oksipital etj. Në mesozoik kanë qenë të shumtë dhe kanë mbizotëruar në të gjitha mjediset:. ujë, tokë, ajër, kurse soit numërohen rreth 5000 lloje të përhapur në të gjitha kontinentet, jetojnë krejtësisht në tokë e marrin frymë me mushkëri. Ndahen në shumë rende siç janë: breshkat ose kelonienët, lusporet ose skuamatet etj. Në Shqipëri Z. itakohen pothuajse në gjithë vendin si në zonat e ulëta bregdetare, ashtu edhe në zonat malore. Në rendin e breshkave (shih) vlen të përmendet breshka detare (Dermochelys coriacea L.) me trup rreth 2 m ,të gjatë, ndërsa në rendin e madh të lusporëve, zhapinjtë primitivë (UemidxLCtylus turcicus L.) e (Gymnodacatylus Kotschyi Stein), që ushqehen kryesisht me insekte, zhapinjtë e mirëfilltë si hardhuca (Lacerta muralis Laur), zhapiu i gjelbërt (L. viridis Laur.), bullari (Ophisaurus apodus Pallas) etj. Lusporët përfaqësohen gjithashtu nga gjarpërinjtë (shih). Studimet për Z. e vendit bëhen nga Katedra e Zoologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

(I.Ze.—I.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zvarranikët


[cite]