ZVEZDA
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VL), në rrëzë të malit të Thatë. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Pojanit (shih). Vendbanimi i lashtë ilir dëshmohet nga gjurmët e mureve itë fortifikimit në Qafën e Zvezdës dhe në Shkëmbin e Kalasë. Pranë Z. janë rrënojat e një qendre qytetare mesjetare, që mendohet se janë të Selasforit (shih), me emrin e të cilit lidhet edhe vetë emri i Z. Banorët e fshatit kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u formua më 1943. Pranë fshatit Brigada XV S ka zhvilluar dy beteja të ashpra kundër forcave gjermano-balliste. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1955. Bën pjesë në KTL «Çlirimi» të Pojanit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, i panxharsheqerit, i duhanit, dhe rritja e bagëtive të imëta. Z. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, rnuze, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zvezda


[cite]