GROPAT DETARE

(deti)

Fundi i detit nuk është i sheshtë. Nën ujë gjenden male, lugina e gremina, që ndonjëherë ndodhen më shumë se 10.000 metra nën nivelin e detit. Kë to vende të thella kanë formën e ca gropave të mëdha, me gjerësi prej dhjetëra e qindra kilometrash. Relievi i fundit të detit është i ndryshueshëm, sikurse ai i tokës. Gropa detare më e thellë gjendet në afërsi të ishujve Filipine. Fundi i saj ndodhet 11520 metra nën nivelin e detit dhe shënon thellësinë më të madhe të Oqeanit Botëror. Himalaja, mali më i lartë i botës, ka një lartësi prej 8840 metrash. Gropa u zbulua në vitin 1960 nga batiskafi që zbriti në thellësinë 11000 metra, duke thyer kështu rekordin botëror. Në oqeanet ekzistojnë shumë gropa, por ato gjenden në përgjithësi afër kontinenteve dhe jo në mes të oqeaneve.

Qielli – Deti – Toka

[cite]