MJEGULLA

(qielli)

Mjegulla është një re që formohet mbi tokë ose mbi ujë. Përbëhet nga pikëza të vogla uji dhe formon një vello, e cila vështirëson pamjen. Shpesh mjegulla bëhet shkak për të ndërprerë lundrimin ose qarkullimin rrugor. Mjegulla formohet kur koha është e mirë, kur ajri i ngopur me avuj uji arrin një temperaturë të ulët, në të cilën avujt kondensohen dhe kthehen në ujë. Kjo ndodh mbas një ftohjeje të ajrit të lagësht dhe të ngrohtë, që shkaktohet ose nga një rrymë e ftohtë ajri, ose nga toka e ngrirë prej të ftohtit të natës. Mbi qytete mjegulla krijohet shumë lehtë për shkak të tymrave dhe pluhurave. Shpeshherë mjegulla është kaq e dendur saqë u ndyn rrobat njerëzve.

Qielli – Deti – Toka

[cite]