FORCA E KUNDËRVEPRIMIT

FORCA E KUNDËRVEPRIMIT

(qielli)

Forca e kundërveprimit është forca që e bën fishekzjarrin të ngjitet në qiell, si dhe forca për shkak të së cilës tubi i ujit, kur i shpëton nga dora kopshtarit, zë e përdridhet në Tokë si gjarpër. Në qoftë se një trup çfarëdo ushtron një forcë shtytëse mbi një trup tjetër, ky i fundit do të kundërveprojë ndaj të parit me të njëjtën forcë si madhësi, por me drejtim të kundërt. Kur ky kundërveprim shkakton një prishje të baraspeshës, atëherë lind lëvizja. Kështu, për shembull, në qoftë se ndodhemi përballë një muri dhe ushtrojmë mbi të një forcë shtytëse të madhe, ne vetë do të lëvizim në drejtim të kundërt. Kjo ndodh për shkak të kundërveprimit të murit mbi ne. Në aeroplanët reaktivë gazet ushtrojnë forca shtytëse në paretet e brendshme gjatë daljes nga fundi i aeroplanit, që është në formë gryke. Kështu krijohet një prishje ekuilibri dhe aeroplani merr një shtytje në drejtim të kundërt me atë të daljes së gazeve

Qielli – Deti – Toka

[cite]