Rrjedhat e ujit që shkojnë drejt detit, gërryejnë vazhdimisht shtratin e tyre. Në qoftë se ato zbresin nga një shpat i pjerrët, krijojnë një luginë të thellë. Kur ujërat rrjedhin ngadalë përmes fushës, ato formojnë një shtrat gjarpërues me shumë dredha të harkuara. Shpesh, në fund të rrjedhës së tyre, lumenjtë gjarpërojnë në fushë duke rrëshqitur ngadalë dhe duke depozituar llum. Kur shtrati i lumit bëhet gjarpërues, ndodh një gërryerje e vazhdueshme që i shtrin dredhat gjithnjë e më tutje. Lumi lë llumin që ka sjellë në pjesën e brendshme të dredhës, ndërsa vetë gërryen pjesën e jashtme. Disa dredha bëhen si gjire të vërteta deti, që me kalimin e kohës ndahen nga shtrati i lumit, duke formuar pellgje të vdekura me forma të rrumbullakosura.
[cite]