RRUZULLI TOKËSOR

(toka)

Është planeti ku jetojmë. Ai nuk ka formën e një rruzulli të vërtetë, por është pak i shtypur në polet. Po ta krahasojmë rruzullin tokësor me një vezë, atëherë lëvozhga e vezës do të paraqiste koren tokësore, e bardha e vezës — mantelin e Tokës, ndërsa e verdha — bërthamën. Gjeologët kanë arritur në përfundimin se rruzulli tokësor është i ndërtuar nga disa «cipa» e nga bërthama, në sajë të studimit të valëve sizmike, d.m.th. të valëve që krijohen kur bien tërmete. Korja e Tokës ka një trashësi prej rreth 50 km. Manteli, ose «cipa» e dytë, është shumë më i trashë. Ai arrin deri në thellësinë 2900 kilometra, ku fillon bërthama e Tokës. Manteli përbëhet nga shkëmbinj të ndryshëm në gjendje të shkrirë, ose në trajtë magme, e cila del jashtë nga krateret e vullkaneve kur ata shpërthejnë.

Qielli – Deti – Toka

[cite]