BURIMI

(toka)

Burimi formohet nga uji i shiut, i cili pasi futet në tokë, lëviz nën të, mblidhet nëpër zgavra të mëdha dhe rishfaqet më poshtë, në shpatin e një kodre ose në këmbët e një mali. Uji që futet nën tokë mblidhet dhe formon atje shtresa të shumta plot me ujë. Në skajet e këtyre shtresave, në shpatet e maleve ose të kodrave, uji gjen të çara dhe del në formë burimi. Natyra e tokave që përshkon uji, e ndryshon përbërjen e tij. Njihen burime ujërash «minerale» dhe «termale» (të nxehta). Disa lumenj humbasin një sasi të ujit të tyre për shkak të thithjes së tij nga toka. Ky ujë qarkullon nën tokë dhe rishfaqet më larg. Në këtë rast kemi burime uji të zakonshëm, që përdoret për t’u pirë.

Qielli – Deti – Toka

[cite]