SIZMOGRAFI

(toka)

Planeti ynë lëkundet vazhdimisht nga tërmetet, por vetëm disa prej tyre shkaktojnë dëme. Shumica e tërmeteve kalojnë pa u ndier nga njerëzit. Këto tërmete i ndiejnë vetëm sizmografët, që janë disa aparate shumë të ndjeshme ndaj lëkundjeve të tokës. Sizmografët janë instrumente shumë të ndjeshme, me anë të cilave diktohen lëkundjet sizmike dhe regjistrohen forca e tyre, rëndësia, drejtimi dhe kohëzgjatja. Sizmografët përdoren edhe për të studiuar natyrën e nëntokës gjatë kërkimeve gjeologjike.

Qielli – Deti – Toka

[cite]