Perimet e familjes kryqore

 

LAKRA është bimë barishtore 2 vjeçare dhe kultura dhe kultura më e rëndësishme e perimeve të familjes kryqore,por she më kryesorja e perimeve të dimrit.vitin e parë formon lakrën (kokën), për të cilen kultivohet,ndersa vitin e dytë zhvillon kercellin i cili mbanë lulet që prodhojnë farën.Rrënja është mirëzhvilluar që shkojnë në thellësinë 40cm-50cm.Gjethet janë  plota ose të dhëmdëzuara, pak ose shumë të rrudhosur me ngjyrë të gjelbër me nuanca vjollcë.Lulet janë të vogla me ngjyrë të verdhë.Është bimë tipike me plenim të kryqëzuar.Farat janë të vogla në formë sferike me madhesi 1-2mm me ngjyrë kafe në të kuqe.Pesha 1000farave është 4-5g,fuqinë mbirëse e ruajnë për 3-4vjet.Kerkesat për temperaturë.Lakra kokërr i përshatet mirë në kushtet e klimës së fresket.Ajo i qendron uljes së temperaturave -100C deri -120C.Temperatura minimale për rritjen është 50C,ndersa optimalja është 150C-180C.Drita është bimë që ka kerkesa për dritë pëlqen ndriçim të plotë .Zhvillohet normalisht kur lagështira është 80%-90%.Kerkesat për ujë janë të medha në përiudhën e formimit të kokrrës .Kerkesa për elementë ushqyes janë të medha për një ton prodhim lakra tërheq nga toka 3.6kg N,1.3kg P dhe 4.3kgK,raport N P K 2.8 1 3.3.Plehu organik hidhet në dozën 300kv/ha.Mënyra më e mirë e kultivimit të lakrës është ajo me fidan.Kultivaret më të përshtatshem janë mishja e Korçës,Kokërrmadhja e Voskopit,Postriba,Bilishti 87.Përgatitja e fidanit bëhet në vllaja ose në shtretër.Përgatitja e vllajave bëhet me kujdes duke përdorur plehra organike para punimit ,si dhe në punime përgatitore.Mbjellja e farës bëhet në rreshta 5-6cm dhe në thellësinë 0.5-1cm duke përdorur 2-3grfarë/m2.Shërbimet si pastrimi i barërave të këqija, ujitje,plehrime plotësuese.Fidani bëhet i gatshëm kur ka arritur gjatësinë 12-15cm të ketë 5-6 gjethe.Afatet e mbjelljës së farës maj-korrik,ndersa mbjelljet në fushë janë pas 35-40 ditëve.Për zonën e ftohtë afatet më të mira janë 10 prill deri më 5 qershor dhe p;r mbjelljet në fushë të fidanit pas 35- 40 ditëve.Pas përgatitjës së tokës hapen hullijat dhe ujiten për të patur shtrat mbjellje të lagur.Largësitë e mbjelljës për kultivarët me kokë të madhe janë 70×40-45cm,ndersa ata me kokë të vogël 60×40-45cm,mbjellja bëhet me ujitje dhe vazhdojnë deri sa zënë fidanët.Zëvëndesimi i mundshme.Prashitja e parë shoqerohet me 1.5kv/ha pleh azotik 1-2v/ha pleh potasik.Mbrojtja e bimëve  nga nga sëmundje dhe dëmtues.Vjelja bëhet në pjekjen teknike kur kokërrat janë formuar plotësisht.Rendimenti shkon 300-400kv/ha.LULELAKRA është bimë barishtore njëvjeçare por disa varietete me periudhë të gjatë janë dy vjeçare.Pas lakrës lulelakra është kultura më e përhapur e familjes kryqore.Bazuar në vlerat që ka rënditet me domatën,bizelën,fasule,bishtajën.Sistemi rrënjorë është më pak i zhvilluar se ai i lakrës.Vitin e parë formon një kercell mbi të cilin dalin gjethet në qender të kercellit zhvillohet një syth lulore duke u zmadhuar formon kokën.Farat janë të ngjashme me lakrën.Kerkesat ndaj temperaturës zhvillohet në klimë të freskët.Mbirja e farës bëhet në temperaturën 60C dhe atë optimale 220C-250C.Ajo ka kerkesa të larta për lagështirë sidomos në fazat e para të zhvillimit ,lagështira e tokës 70%-80%.Lulelakra përshtatet në toka të pasura  me lëndë organike .Kerkesat për lëndë ushqyese ,për 1 ton prodhim bima tërheqe nga toka 3.1kgN, 1.2kgP, 3.7kgK.Lulelakra zhvillohet mirë në toka me pH 6-7.Kultivohet duke e mbjelle drejpërdrejt me farë ,por edhe me fidanë.Kultivaret më të përhapur janë Topi i borës,Flora blanka,Marsore etj.Përgatitja e fidanit bëhet në shtretër duke mbjellë farën në të.Afatet për prodhim të hershëm 1-15qershor, për mesem 15-30qershor, për vonë 20qershor-15korrik,deri në mbirje farat vaditën dy herë në ditë.Fidani bëhet i gatshem për 40 ditë.Për prodhimin e herëshëm fidani mbillet në fushë 10korrik-25korrik, për të mesem 25korrik-10gusht,për prodhimin e vonë 30korrik-30 gusht.Përgatitja e tokës bëhet me kujdes,punimi i tokës 30-40 cm,diskohet, frezohet.Punimi i dytë bëhet pas shpërndarjes së plehrave organike 250 kv/ha-300kv/ha,ndersa gjatë diskimit hidhen 2/3 e superfosfatit dhe të sulfatit të kaliumit.Mbjellja bëhet në largësi 60x40cm për kultivarët e mesem e të vonë 70x40cm ose 70x50cm.Pas mbjelljës bëhen ujitje deri në zënie.Prashitjet e para kryhet 8-10ditë pas mbjelljës dhe hidhën 1-1.5kv/ha nitrat amoni.Prashitjet e tjera 2ose 3shoqerohen me plehërime 1-1,5kv/ha nitrat amoni,në formimin e lulërisë bëhet plehërim i kombinuarN,P,K.Vjelja bëhet nga tetori deri në prill.Rendimenti shkon 100kv/ha-400kv/ha.

[cite]
Comments
All comments.
Comments