Perimet e familjes kenopodiore
SPINAQI është bimë shumë e rëndësishme e dietës ushqimore. Spinaqi ka kërkesa të larta për tokë dhe klimë, si edhe për mënyrën e kultivimit të tij.Është bimë e qëndrueshme ndaj temperaturave të ulta, duron uljen e temperaturës deri në -5, -60C.Për këtë arsye në zonat e ngrohta ai kultivohet në fushë të hapur edhe gjatë dimrit.Njëkohësisht, spinaqi ka kërkesa të mëdha për dritë. Kur mbillet dendur ose në bashkëshoqërim me bimë të tjera që i hijezojnë, formojnë bimë të dobëta, ta pazhvilluara mirë dhe pa shije.Ai është bimë të ditës së shkurtër.Kur dita zgjatet mbi 12 orë nxjerrin kërcejtë lulorë dhe lulëzojnë.Kjo është arsyeja, që këto bimë duhet të mbillen në vjeshtë, ose herët në pranverë.Kërkesat për ujë, tokë dhe plehra të spinaqit janë të mëdha.Në kushtet e mungesës së ujit, gjethet mbeten të vogla dhe të ashpra.Kërkon toka të lehta, të pasura me lëndë organike dhe që e ruajnë mirë lagështinë, të përgatitura mirë e të punuara thellë. Spinaqi zhvillon masë të madhe vegjetative kur plehërohen me plehra azotike. Por shpërndarja e tyre duhet bërë me kujdes sepse teprica e tyre në tokë bën që në gjethet e bimëve të grumbullohen me shumicë lëndë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Spinaqi mund të mbillet si në fushë të hapur, ashtu edhe në sera.Në teknologjinë e kultivimit të tij rëndësi e veçantë i kushtohet mbirjes së shpejtë dhe të njëkohshme të farave dhe më pas sigurimit të njëtrajtshmërisë në ritmet e zhvillimit të bimëve.Për këtë vëmendja përqendrohet në përgatitjen e mirë të shtratit rrënjor, nëpërmjet kryerjes në kohë dhe me cilësi të punimeve. Mbjellja e spinaqit bëhet me farë, në rreshta 25-30 cm larg nga njëri-tjetri, në thellësi 1-1.5 cm.Mbjellja bëhet me makina mbjellëse dhe në sipërfaqe të vogla me dorë. Për mbjellje përdoren 20-25 kg/ha farë.Megjithatë, në tunele të vegjël apo në mjedise të tjera të ngjashme me ata, mbjellja e spinaqit mund të bëhet edhe në pranverë, në periudhën Janar-Shkurt dhe vjelja e tij në periudhën Prill-Maj.Mbjellja e spinaqit me fidane te parapergatitur ne kaseta polisteroli eshte nje praktike pak e njohur, por gjithsesi shume efektive ne shfrytezimin intensive te tokes ne mjedise te mbrojtura.Pas mbirjes së plotë dhe daljes së gjetheve të vërteta, spinaqit i bëhet bëhet një capitje e lehtë e shoqëruar me rreth 1kv/ha plehra azotikë, për të favorizuar rritjen e shpejtë të bimëve.Njëkohësisht me to bëhet zëvendësimi i boshllëqeve me bimë të pambira në rresht dhe rrallimi i bimëve të dendura, duke i lënë ato 5- cm larg nga njëra tjetra. Pas plehërimit të parë, në varësi nga pjelloria e tokës dhe gjendja e bimëve, bëhen edhe 1-2 plehërime të tjera plotësuese me plehra azotike, por gjithmonë jo më vonë se 3-4javë përpara vjeljes së bimëve.